Një banesë në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët rreth orës 02:10, në lagjen Zogaj.
Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi, Jakup Çotaj 52 vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Dyshohet se zjarri në banesën që u shkrumbua totalisht, ishte aksidental.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.