Policia e Shtetit ka bërë të ditur se një person ka humbur jetën aksidentalisht në Maliq, pasi dyshohet se duke pastruar armën, ajo ka shkrepur gabimisht.
“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën", thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Klankosova.tv.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.