Një aksident në Kretë të Greqisë, i mori jetën një 18-vjeçari shqiptar.
Motori në të cilin po udhëtonin dy të rinj, doli nga rruga dhe u përplas me një stacion autobusi, raportojnë mediat e huaja, transmeton Klankosova.tv.
Si pasojë e ngjarjes u plagos rëndë dhe humbi jetën pasagjeri i mjetit, shtetas shqiptar 18 vjeç.
Në vendngjarje mbeti i lënduar lehtë edhe drejtuesi i mjetit, i cili po merr mjekim në Spitalin e Hanias dhe ndodhet në gjendje shoku.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.