Lajmet e fundit

Boksierja britanike Georgia O’Connor ka vdekur në moshën 25-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e saj e dha kompania BOXXER, ku bënte pjesë O’Connor, shkruan NBC News, transmeton Klankosova.tv.
"Një luftëtare e vërtetë brenda dhe jashtë ringut, komuniteti i boksit ka humbur një grua të re të talentuar, të guximshme dhe të vendosur", thuhet në deklaratën e BOXXER.
Vdekja e O'Connor vjen disa muaj pasi boksierja britanike ndau me fansat se vuante nga kanceri.