Hulumtimi "Kujtesa përballë Harresës" - me të dëbuarit e vitit 1999 nga Kosova dhe hapja e instalacionit “Korridori i Hekurt”, do të bëhet nesër nga ora 12:00 në Reporting House, Prishtinë.
Shemsi Krasniqi, profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, do t’i prezantojë rezultatet e hulumtimit të tij dhe të studentëve të Departamentit të Sociologjisë, të cilët kanë intervistuar mbi 300 ish-refugjatë të dëbuar nga shtëpitë e tyre gjatë eksodit të vitit 1999.
Krasniqi ka intervistuar ish-refugjatë që nga viti 2009, ndërsa të gjeturat e këtyre anketave, të zhvilluara vazhdimisht për 15 vjet, do të jenë pjesë e një botimi të planifikuar. Hulumtimi është i ndarë në disa pjesë: dëbimi, qëndrimi si refugjatë në Maqedoni, Shqipëri apo gjetiu, si dhe kthimi në Kosovë.
Fotoja e përdorur është huazuar nga Shyhrete Mazrekaj, e dëbuar nga Deçani, që tregon periudhën e saj të pasluftës, kur ajo ka fjetur në shtëpinë e shkatërruar nga lufta, derisa ajo e rindërtoi atë./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.