Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas hulumtimit të emisionit Kiks Kosova në Klan Kosova, në lidhje me temën e premtimeve për trajtimin dhe shërimin e autizmit, konkretisht punën e dyshimtë që konspiracionisti Arianit Sllamniku, po e proklamon nëpër rrjete sociale.
Kjo Ministri u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë të licencuar shëndetësorë.
Lidhur me këtë rast, MSh-ja ka njoftuar institucionet kompetente dhe siç ka njoftuar është në koordinim me Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejmë të çështjes, në përputhje me kompetencat ligjore.
“Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur me shqetësim raportimet në media dhe rrjete sociale lidhur me pretendimet se një individ dyshohet se ka ofruar ilaçe, duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë të licencuar shëndetësorë”.
“Lidhur me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar institucionet kompetente dhe është në koordinim me Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejmë të çështjes, në përputhje me kompetencat ligjore. Shëndeti i fëmijëve mbetet prioritet absolut dhe çdo keqpërdorim që e rrezikon atë do të trajtohet me seriozitet të lartë institucional”, thuhet në njoftimin e MSh-së./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/autizmi-nuk-ka-shpetim-po-u-perball-me-mua-sllamniku-kush-te-do-le-te-shkoje-ne-gjykatevideo/
https://klankosova.tv/e-tmerrshme-me-4-mije-e-sheron-autizmin-arianit-sllamniku-u-jep-femijeve-ilace-per-kafshe-dhe-premton-rrejshem-video/