Huliganët serbë janë treguar goxha të dhunshëm duke shkaktuar incidente anëkend Gjermanisë.
Në hall me ta ishin edhe policia gjermane, që shpeshherë u deshtë të përballej me ta, duke i arrestuar shumë prej tyre.
Incidente të tilla me kore nacionaliste kundër Kosovës, pati edhe para ndeshjes me Danimarkën, ku në Munchen pati përplasje të forta mes policisë dhe tifozëve serbë.
Por, tani kjo mori fund.
Sepse Serbia përfundimisht u eliminua nga "EURO 2024".
Para disa ditësh pati një rrahje të madhe mes tifozëve anglezë dhe atyre serbë, duke shkaktuar rrëmujë para lojës mes dyja kombëtarëve, ku "Albionët" fituan minimalisht me rezultat 1:0, me golin e Jude Bellingham.
Pati raportime nga mediat angleze se incidenti ishte shkaktuar nga shqiptarët, por më vonë kjo u demantua.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.