Lajmet e fundit
Gardiani i Stoke City lëndoi nyjën në angazhimet me Anglinë, ndërsa duke e lënë skuadrën e tij me një mungesë të madhe.

Marg Hughes e ka pranuar se është lajm i keq lëndimi i Jack Butland, që jo vetëm se do ta mbaj gardianin jashtë fushave deri në fund të sezonit, por edhe jashtë Euro 2016.
Gardiani ka kryer testet mjekësore të cilat kanë vërtetuar se lëndimi është serioz.
Ai i është nënshtruar operacionit të martën dhe shefi i tij tek Stoke pret që ai të jetë i gatshëm për parasezonin e edicionit të ardhshëm.
“Jemi të zhgënjyer, sepse ai ka qenë pjesë e rëndësishme e planeve të skuadrës”.
“Nuk do ta kemi atë këtë edicion, por ai do të kthehet më i fortë”.
“Operacioni ishte i suksesshëm dhe presim që ai të jetë i gatshëm për parasezon”.