Lajmet e fundit
Menaxheri i Stoke Cityt, Mark Hughes, ishte i palumtur me ripërsëritjet e incidentit ku ishte i përfshirë gardiani Jack Butland gjatë fitores së skuadrës së tij ndaj Swansea City.

Butland nuk u ndëshkua për ndërhyrjen e tij në Andre Ayew gjatë pjesës së parë të ndeshjes, gjë që është përsëritur disa herë në ekranin e madh të stadiumit.
Hughes e ka pranuar që vendimi ka qenë në favor të skuadrës së tij, por ishte i palumtur me përsëritjen e tij.
“Ishte pak i palumtur me përsëritjen e incidentit në erkan. Ajo gjë nuk duhet lejuar. Nuk është e lejuar”.
“Nuk mendoj se këto gjëra duhet të shfaqen në ekranet e stadiumit”.
“Nuk do të doja të besoj se ishte e qëllimtë”.
“Unë mendoj se gardiani e preku topin i pari”.