Lajmet e fundit
Shefi i Potters ka insistuar se gardiani anglez nuk do të largohet nga Britannia Stadium.

Mark Hughes ka thënë se nuk ka gjasa që Jack Butland të largohet nga klubi.
Gardiani është rritur vazhdimisht qëkur u bë zgjedhja e parë për portën e Stokes pasi Asmir Begoviq u transferua tek Chelsea.
22 vjeçari – kandidat kryesor i Joe Hartit për numrin një në përfaqësuese – me kontratën e re ka rikonfirmuar përkushtimin ndaj klubit.
“Jack nuk do të largohet”.
“Ai është duke përparuar shumë. Njerëzit po e shohin këtë gjë, tash e një kohë”.
“Jack është ngjitur drejt të qenit në përfaqësuese në moshën 19 vjeçare”.
“Tani ai është duke e çimentuar pozitën e tij. Kjo është sfida e tij”.