17.12.2019 · përditësuar para 2394 dite1 min lexim
Hugh Grant duket se ka gabuar rëndë. Pas disa dekadave beqari, aktori britanik 59 vjeçar e ka pranuar se ai bëri shumë gabim që nuk u martua dhe nuk kishte fëmijë shumë më herët.
Ylli i filmit “The Gentleman” e ka bërë këtë rrëfim gjatë një interviste në "The Chris Evans Breakfast Show With Sky" në Virgin Radio.
Hugh ka thënë se ai e dashuron rolin e të qenit bashkëshort pas martesës së tij shumë private me producenten televizive nga Suedia Anna Eberstein, nënën e tre nga pesë fëmijët e tij – të cilët janë në moshë nga 1 deri në 8 vjeç – dhe se ai do të donte shumë të kishte thënë “Pranoj” shumë më herët.
“Ishte diçka shumë e bukur të martohesha. Është diçka që unë e kam shtyrë për shumë dekada. Shumë mirë. Shumë mirë të jesh i martuar”.
“Unë e kisha gabim. Shumë gabim. Dhe kur më flisnin për fëmijët, unë vetëm i rrotulloja sytë. Njerëzit më kanë thënë vazhdimisht ‘Oh Hugh, ti nuk e kupton këtë ndjesi’, dhe ata kishin të drejtë”, ka thënë gjatë këtij rrëfimi aktori britanik.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.