Ylli i rok grupit legjendar The Beatles, Paul McCartney arrin një sukses të madh pas 30 vjetësh.
Albumi i tij solo “Egypt Station”, është ranguar në vendin e parë në toplista, bile duke tejkaluar edhe Eminem.
Pas javës së dytë të lansimit, albumi i McCartney u shit për 147.000 kopje, kurse “ Kamikaze” e reperit amerikan Eminem u shit 136.000 kopje, shkruan nytimes.com, përcjellë KlanKosova.
Shkak i kësaj rritje të shitjes së këtij albumi, janë aktivitetet e shtuara të këngëtarit, dhe koncertet.
Gjithashtu në skenë këtë javë, këngëtarja Lauren Daigle debutoi në nr. 3 me "Look Up Child", duke fituar shitjet më të mira të javës së parë për gati një dekadë, sipas Billboard. Në numrin 4 është "Zoo" i reperit Russ, e ndjekur nga "Scorpioni" i Drake në numrin 5 në javën e saj të 11-të.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.