16.03.2019 · përditësuar para 2677 dite1 min lexim
Pothuajse dy javë pas daljes së dokumentarit të HBO në Neverland, vajza e Michael Jackson, Paris, ka reaguar ndaj disa komenteve të bëra ku ka thënë se nuk e ka mbrojtur babanë e saj.
Vajza e yllit të famshëm të popit shpjegoi përmes një statusit në Twitter të premten se nuk ishte “roli i saj” për të mbrojtur Michael pas akuzave për molestim seksual të bëra nga Wade Robson dhe James Safechuck në dokumentarin e transmetuar.
“Nuk mund të them asgjë që nuk është thënë ende në lidhje me mbrojtjen. Taj është duke bërë një punë të përkushtuar më vete.Dhe unë e mbështes atë. Por ky nuk është roli im”, tha Paris në Twitter.
People thotë se 20 vjeçarja, e ka përgëzuar kushëririn e saj Taj Jackson i cili është edhe avokat i çështjes, që nuk ka reaguar ndaj akuzave, duke mbajtur kështu paqen mes polemikave.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.