Marrëdhënia e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ka qenë kryelajm i mediave gjatë muajve të fundit, pasi fansat janë të emocionuar kur shohin sërish bashkë ish-çiftin e fejuar.
Tani, gjatë një paraqitjeje të fundit, artistja 52-vjeçare u pyet nëse do të martohej përsëri. JLo është martuar tre herë: me Ojani Noa më 1997 para se të ndahej në 1998. Në 2001 me Cris Judd para ndarjes në 2002 dhe me Marc Anthony në 2004 para se të ndaheshin më 2011. Ajo ishte e fejuar me Alex Rodriguez, por lidhja e tyre përfundoi në fillim të këtij viti.
Kur u pyet në emisionin Today nëse do të martohej përsëri, Jennifer u përgjigj: “Po, mendoj. Ti më njeh mua, unë jam romantike. Kam qenë gjithmonë. Unë jam martuar disa herë. Ende besoj në lumturinë e përjetshme. Njeqind per qind."
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.