Lajmet e fundit

I pari i shtëpisë së futbollit Agim Ademi, është shprehur i kënaqur me vazhdimin edhe për një vjet të bashkëpunimit, respektivisht të sezonit 2021/22.
Për të gjitha këto të drejta televizive, FFK dhe “Art Motion e Klan Kosova” kanë kontraktuar në vlerë prej 600 (gjashtëqind) mijë euro. Siç dihet FFK të gjitha të hyrat nga e drejta vendore televizive ua shpërndanë klubeve te Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë, me ndarje 450 mijë euro për Superligën për vit futbollistik, si dhe 150 mijë euro për Ligën e Parë po ashtu për vit futbollistik.
Champions League, Europa League, Conference League, La Liga, Serie A, Ligue 1, Coppa Italia, DFB Pokal, Wimbledon, Superliga e Kosovës në futboll, Liga e Parë e Kosovës në futboll, ndeshjet e Kupës së Kosovës në futboll, komplet basketbolli kosovar duke përfshirë edhe ndeshjet e ekipit të Kosovës, Liga Unike, NBA, Aba Liga, Moto GP, Formula 1, Judo, Boks, One Championship, sporte ujore, atletikë e shumë tjera.
ARTMOTION sjell me 25 kanale sportive, mbi 120 kompeticione (kampionate, liga, kupa dhe ngjarje sportive) të mbi 80 degë sportive të 40 sporteve të ndryshme.
https://www.youtube.com/watch?v=aECAl0F53EY
klankosova.tv