Charlie Watts nuk do t’i bashkohet shokëve të tij të grupit Rolling Stones në turneun e tyre të ardhshëm No Filter në Shtetet e Bashkuara.
Me anë të një deklarate, grupi dje njoftoi se bateristi 80-vjeçar ka lënë turneun e ardhshëm pasi iu nënshtrua një procedure mjekësore të paspecifikuar.
"Charlie ka pasur një procedurë mjekësore e cila ishte plotësisht e suksesshme, por mjekët e tij këtë javë arritën në përfundimin se ai tani ka nevojë për pushim të duhur dhe shërim" tha një përfaqësues i grupit në një deklaratë përmes revistës Rolling Stone.
U njoftua se bashkëpunëtori i vjetër i Stones, Steve Jordan, do të zëvendësojë Charlie-n në turne.
Ai gjithashtu lëshoi një deklaratë në lidhje me situatën.
"Unë jam duke punuar shumë për t'u rikthyer plotësisht në formë, por sot kam pranuar këshillën e ekspertëve se kjo do të marrë pak kohë" deklaroi Charlie.
Rolling Stones e kishin të planifikuar turneun e tyre vitin e kaluar, por grupi duhej ta shtynte për shkak të pandemisë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.