Gastronomët që nga kjo e mërkurë kanë nisur të zbatojnë masat antiCOVID-19 të përpiluara nga qeveria e vendit.
Kjo nënkupton që qytetarët nëse duan të pinë ndonjë pije duhet ta marin me vete, nuk mund të ulen në kafene, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, autobusët e “Trafiku Urban” po punojnë me kapacitet të përgjysmuar, vetëm 25 udhëtarë mund të udhëtojnë në ta dhe patjetër duhet të bartin maskat.
Disa qytetarë u panë rrugëve të kryeqytetit pa maskë, e të tjerë grumbull pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, policia edhe pse nuk u pa aty inspektuan lokalet dhe autobusët.
Në kryeqytet gjithë respektimin e masave antiCOVID-19 do t'i inspektojnë vetëm gjashtë inspektorë.
https://www.youtube.com/watch?v=v2L2nEqAvlI
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.