Shawn Mendes ka folur hapur rreth jetës së tij në karantinë.
Gjatë paraqitjes së tij në emisionin The Tonight Show with Jimmy Fallon, këngëtari 22-vjeçar ka treguar se si i ka shkuar karantina me të dashurën e tij, këngëtaren Camila Cabello.
“Është qesharake. Kur erdha këtu, ishte si procesi i fillimit të albumit dhe isha në një gjendje totale të panikut. Thosh që nuk ka shanse të krijoj muzikë. Kjo do të jetë e pamundur”.
“Por teksa kalon java dhe fillon të gatuash vezë në mëngjes, t’i lash rrobat dhe t’i shëtisësh qentë, dhe kur gotën e njëjtë e përdorë për kafe çdo ditë, dhe kjo gjë fillon të bëhet shumë e bukur”.
Shawn e pranoi se gjëra të tilla tingëllojnë “shumë normale për të gjithë të tjerët”, por këtë herë ka qenë “shumë abnormale” për të.
“Unë pothuajse kam jetuar në dhoma hoteli që kur isha 15-vjeç”, tha ai. “Kështu që ka qenë mirë, ka qenë me të vërtetë shumë mirë”.
Gjatë muajit mars, Shawn ishte vendosur në karantinë me Camilën dhe familjen e saj në shtëpinë e tyre në Florida.
Ai së fundmi u rikthye në Los Angeles për të punuar rreth projekteve të tij muzikore.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.