Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovën, Nataliya Aposotolova, në ora 17:00 do e nënshkruaj kontratën me vlerë prej 5 milionë eurove për nevojat e menjëherëhme të Kosovës për të parandaluar pandeminë Covid-19.
Nënshkrimi i kësaj kontrate do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 17:00 në Facebook përmes faqes së BE-së në Kosovë (@EuropeanUnionInKosovo), njofton Klan Kosova.
Kontrata do të përfshijë furnizimin me pajisje të specializuara laboratorike dhe mjete për mbrojtjen nga COVID-19 dhe trajtimin e tij, për nevojat e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë. Pajisjet përfshijnë respiratorë/ventilatorë, pompa infuzioni dhe pompa infuzioni shiringë, autoambulanca, oksimetër pulsi në gisht dhe oksimetër pulsi, monitorues të pacientëve, defibrilatorë, elektrokardiografë.
Në rast se disa nga artikujt e mësipërme nuk mund të sigurohen, do të prokurohen furnizimet e artikujve të tjerë të nevojshëm, siç janë testet, gypat, maskat, dorezat dhe dezinfektuesit.
Artikujt do të blihen përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), e cila do të jetë nënshkruesi tjetër i kontratës.
Eventi do të zhvillohet në prani të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.
https://www.facebook.com/EuropeanUnionInKosovo/photos/a.611735968845663/3111530588866176/?type=3&theater
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.