Lajmet e fundit

Uji –Konsumimi i disa gllënjkave deri në një gotë ujë natyral ndihmojnë në ruajtjen e formave, hidratimin dhe evitimin e dhembjeve të kokës, që shpesh vijnë për shkak të të vjellave. Por fillimisht ujin duhet ta pimë pak e nga pak.
Arra –Mungesa e proteinave mund të shkaktojë përkeqësim më të keq, prandaj është mirë të kërkoni ushqime të pasura me proteina, por të lehta për t’u ngrënë dhe për të tretur sikurse janë arrat. Përzierja nga shtatzënia u përgjigjet mirë proteinave dhe yndyrave të mira që gjenden në arra. Por jo nëse është për shkak të një virusi të zorrëve.
Supë perimesh –Supë klasike pule mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë kur jeni ftohur por është shumë e rëndë nëse ju keni të vjella. Supë e bërë vetëm me perime, nga ana tjetër, mund të jetë zgjidhja më e mirë, sepse është e lehtë për t’u përgatitur dhe me atë sasi të vogël të natriumit mund të ndihmojnë gjithashtu në hidratim.
Banane - Nëse e përzierja shoqërohet me dehidrim ju mund të zgjidhni një copë banane të vogël. Bananet ju ndihmojnë në rikthimin e kaliumit, shpesh i varfëruar nga viruset gastrointestinale dhe gjithashtu bakteret në rastin e diarresë.
Mollët – Fibrat ngadalësojnë tretjen, kështu që është e mundur që, duke ndihmuar kalimin e ushqimit nga zorrët, të përmirësohet ndjenja e përzierjes. Por kini kujdes: për të njëjtën arsye fibrat gjithashtu mund të veprojë në mënyrën e kundërt. Më mirë provoni një copë molle, (qoftë edhe lëng molle) apo me perime të gjalla./mapo.al