Me urdhrin "Shotë Galica", U.D e presidentes, Vjosa Osmani, dekoroi tetë gra. Shoqata "Thirrjet e Nënave" për më shumë se 20 vjet vazhdon të kërkojë drejtësi për të pagjeturit, e për këtë edhe u nderuan.
Përfaqësuesja e tyre, Nusrete Kumnova, tha për Klan Kosova se dekorata të tilla do të duhej të jepeshin shumë vite më parë.
Kontributi i Vasfije Krasniqi-Goodman u nderua për guximin e saj që të dal publikisht të flasë për dhunimin seksual nga forcat serbe gjatë luftës. Ngjashëm si kjo kontribuoi edhe Shyhrete Tahiri-Sylejmani, që si e mbijetuar e dhunës seksuale ngriti zërin kundër padrejtësive.
Me urdhër presidencial pas vdekjes u vlerësua edhe Shehrie Balaj, gruaja e parë që dëshmoi në Beograd kundër forcave serbe që e përdhunuan gjatë luftës.
E si kjo për guxim u vlerësua edhe Marte Tunaj, që po ashtu nuk jeton më.
Në mesin e të dekoruarave është edhe Fahrie Hoti, e cila pas luftës me iniciativat e saj punësoi dhjetëra gra.
Ndërkaq, puna me të rinjtë që ishin përdorues të substancave narkotike e bëri të veçohet edhe Arjeta Musliu.
Urdhri "Shotë Galica iu nda po ashtu edhe Shpresa Loshajt, që është aktiviste për mbrojtjen e lumenjve.
https://www.youtube.com/watch?v=4AaGrPJjf0Q
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.