Lajmet e fundit
Jo të gjithë djemt preferojnë të njëjtat vajza, kështu që ka shumë të bëj me djalin që dëshiron që të doj ty. Të gjitha femrat dëshirojnë të jenë me mashkullin që dashurojnë por kjo nuk ndodh çdo herë.

Disa nga këshillat që ju ndihmojnë për ta bërë për vete mashkullin ideal.
Fitoni shikimin e tij:
Kur të gjeni një vend të përshtatshëm ku do të mund të qëndronit, drejtojeni shikimin përreth në një mënyrë të painteresuar. Kapeni shikimin e tij, buzëqeshni pa imponim. Pastaj kthejeni shikimin në anën tjetër, pas ca çastesh sërish, pas rreth një minute, kthejeni shikimin nga ai me një buzëqeshje.
Foli ndryshe:
S’është nevoja që ta bësh të dukur që ti e do atë që të të doj ai ty. Kur bën muhabet me të mos u perpiq shumë që t'i bësh përshtypje, ose t’ja mbash vëmendjen gjatë gjithë kohës. Gjithmonë lëre atë që të kërkoj vëmendjen tënde. Dhe kur i flet, foli kur ai do që të flasi me ty, mos e ngacmo kur bën muhabet me një tjeter, perndryshe ai mendon se ti je e çmendur dhe ke renë thellë për të. Pasi ke bërë këto, dhe ai kupton qe ti nuk je si femrat e tjera, fillon mendon per lidhje me ty.
Dërgimi i mesazheve të duhura:
Sapo të shkëmbeni numrat e telefonit, sigurisht që mund t’i dërgosh një mesazh, por mos harro t’i shkruash diçka prej të cilës do të marrësh përgjigje. Për shembull: “Faleminderit për mbrëmjen e bukur! Shpresoj të ketë të tjera të ngjashme.
Mos e xhelozo kot:
Nëse të kanë thënë se duhet ta bësh me patjetër xheloz, është një gjë e gabuar. Akoma më shumë nëse “përdor” një mikun e tij. Nëse do të lidheni me mashkullin që synoni, xhelozia do të ndodhë natyrshëm. Gjithsesi, është mirë të qëndroni sa më larg kësaj sëmundjeje.
Komuniko:
Shpreh dëshirën tënde: “Dua të rri me ty” ''të dëshiroj''. Janë fjalët magjike që i bëjnë mirë një mashkulli. Ata nuk i dëgjojnë shpesh dhe i bën të ndjehen të vlefshëm. Një burrë është i ndërgjegjshëm që nuk mund të jetë mashkulli më i zgjuar, më elegant, më tërheqës, më i pasuri i kësaj bote, por ndërsa dëgjon se është i dëshiruar nga një femër, jeta i duket më e bukur. Shprehje të tilla e sigurojnë të jetë i lumtur.