Lajmet e fundit

Që stresi të mos i’u prish dasmën tuaj dhe atmosferën e mrekullueshme të saj ekzistojnë disa alternativa për ta luftuar.
Ja disa nga ato:
Planifikoni një mbrëmje me të fejuarin, nuk lejohet diskutimi mbi planifikimin e dasmës, përjetoni romanticitetin dhe kujtoni që gjithë kjo ‘’çmenduri dasme’’ është pasojë e dashurisë suaj të pafund.
Kaloni një ditë në SPA, dhe relaksohuni, manykir, pedikyr, masazh, trajtim flokësh gjalp bajamesh, diçka soft dhe qetësuese.
Mos i shmangni mbrëmjet me shoqet tuaja siç keni bërë gjithmonë, koha e shpenzuar me shoqërinë është shumë e rëndësishme për reduktimin e stresit.
Qeshni ngase e qeshura prodhon shumë hormone për një gjendje pozitive, për këtë mund të prenotoni një film komedi ose mudn të shkoni në një teatër komedie me të fejuarin dhe miqtë tuaj.
Kaloni kohë në natyrë, bëni një arratisje të vogël nga celulari, nga lajmet e mbrëmjes, nga zhurma e kompjuterit të zyrës dhe nga të gjithë njerëzit që ju mërzisin.
Shkoni për të notuar, zhyteni stresin më një kredhje në ujë natën, nën dritën e hënës së bashku me të fejuarin tuaj.