Lajmet e fundit

Ta heqësh apo jo mjekrën, kjo është çështja.
Portreti i vetëm i William Shakespeare do t’i nënshtrohet një procesi rigoroz pastrimi, që mund të ndërhyjë në detajet më dalluese.
Galeria Kombëtare e Portreteve në Britani do të restaurojë pikturën për herë të parë që kur u krijua para 400 vitesh, dhe kjo mund t’i kushtojë mjekrën Shakespeare-it.
Sa ishte gjallë poeti, portreti është ndryshuar disa herë, duke i rritur flokët dhe duke i shtuar mjekrën, shkruan The Times, raporton anabel. “Mund të kemi një ndryshim dramatik”, ka zbuluar drejtori teknik i kompanisë së restaurimit të arteve të bukura, Chris Bill.
Portreti besohet të jetë realizuar nga John Taylor, i cili është i vetmi i pikturuar duke parë Shakespeare-in nga afër që ka mbërritur në ditët tona. Ishte e para pikturë në Galerinë Kombëtare të Portreteve kur ajo u hap në vitin 1848.