Lajmet e fundit

Finlanda është vendi i parë në botë që e ka publikuar setin e tyre të emotikoneve me motive shtetërore, transmeton Klan Kosova.
Emotikonet finlandeze ilustrojnë emocionet dhe forcën e këtij shteti, po ashtu edhe veset, dhe janë pjesë e kalendarit të Krishtlindjeve, publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në faqen e internetit të këtij vendi, ThisisFINLAND.
Disa nga emotiokonet përfaqësojnë finlandezët e njohur ndërkombëtarisht. Njëri nga ta është edhe Presidenti Martti Ahtisaari.
“Ne menduam se këto emotikone janë një dhuratë e vogël nga Finlanda për të gjithë dhe jemi shumë mirënjohës për vëmendjen e mahnitshme botërore që i është dhënë”
Po ashtu jemi edhe shumë të nderuar që shumë finlandezë e kanë kuptuar që emotikonet e publikuara më parë dhe subjektet e tyre në të vërtetë kanë bërë punë”, ka thënë Petra Theman, drejtoreshë për Diplomacinë Publike.
“Emojis” janë dizajnuar nga drejtori artistik Bruno Leo Ribeiro.
alendari i KrishtlindjeveThisisFINLAND do të jetë i gatshëm në 13 gjuhë të ndryshme dhe mund të gjendet këtu: http://xmas.finland.fi/01-kaamos/