19.10.2015 · përditësuar para 3916 dite1 min lexim
Një kishë koloniale ka dalë nga ujërat e Meksikës.
Leonel Mendoza peshkon çdo ditë në një rezervuar të rrethuar me pyje dhe male në shtetin jugor të Chiapas Meksikë.
Por në ditët e fundit, ai është duke transportuar pasagjerë kurioz për të parë mbetjet e një kishe të epokës koloniale që ka dalë nga ujërat.
Mjaft mbreslënëse apo jo?
Një thatësirë këtë vit ka goditur nivelin e lumit Gijalav, që derdhet në rezervuarin e Nezahyalcoyotl, dhe e cila ka rënë 25 metra më pak, transmeton Klan Kosova.
Kjo është hera e dytë e një rënië të tillë, dhe e cila ka zbuluar kishën. Në vitin 2002, uji ishte në nivel aq të ulët, saqë vizitorët mund të ecnin brenda kishës.
“Njerëzit festonin, ata vinin për të ngrënë, për të bërë biznes, madje kanë shitur edhe peshk”, kujton Mendoza.
Kisha thuhet se ishte ndërtuar në mesin e shekullit 16-të.
Ajo është 61 metra e gjatë dhe 14 metra e gjërë, me mure në rritje prej 10 metrash.
“Kisha u braktis për shkak të dëmtimeve të mëdha të viteve 1773-1776” tha arkitekti Carlos Navarete, i cili ka punuar me autoritetet meksikane në një raport lidhur me strukurën.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.