Lajmet e fundit

Një e mbijetuar e kancerit të gjirit thotë se ajo ishte në gjendje për të fituar betejën me sëmundjen, falë leopardëve të saj.
Riana Van Nieuwenhuizen ka marrë lajmin tmerrues për kancer të gjirit në vitin 2013.
53 vjeçarja e cila bleu lepoardët në vitin 2006, iu nënshtrua kimioterapisë si pjesë e trajtimit të saj.
Lidhja unike në mes të Riana-s dhe leopardëve është e madhe pasi që ajo ha në të njejtën tryezë me ato, madje edhe fle me ato.
Riana ka folur hapur se si lepoardët ishin ata që e ngushëlluan në përvojen më të hidhur të jetës së saj.
"Isha aq e frikësuar se marrëdhënia jonë do të ndryshojë. Kam humbur krejtësisht flokët, dhe që në herën e parë që më panë, ato më kanë puthur kokën duke thënë në një mënyrë se ne ende të duam".
"Kur u ktheva nga spitali kisha shumë frikë se lepoardët do të hidhen mbi mua dhe do të më dëmtojnë".
"Por jo, ato e kanë ndjerë se jam e sëmurë, dhe se kam dhimbje", tha ajo.
Megjithatë është 9-vjeçarja Fiela e cila e mbanë të dashur Riana-n.
Ajo shpjegon: "Fiela ishte leopoardi im i parë, ne kemi një lidhje shumë të veçantë".
"Asaj nuk i pëlqen ta prekin njerëzit".
"E thërras mbretërsha, sepse ajo bën çdo gjë që dëshiron".
"Kur është me mua, ajo ndryshon. I pëlqen të fle në shtrat, të mbajë gishtin tim".
"Askush tjetër nuk mund ta prekë atë, e dua shumë".
Leopardët janë kafshë të rrezikshme, por Riana thotë se misioni i saj kryesor në jetë është që të ndihmojë ata.
Ajo vazhdoi: "Nëse njerëzit nuk kujdesen për ta, ne do të humbasim ato kafshë të shpejta në tokë, që po i shteron koha".