Lajmet e fundit
Pasi të keni bërë dushin, aplikoni menjëherë parfumin. Poret e lëkurës hapen gjatë dushit, dhe nëse aplikoni parfum menjëherë pas dushit lëkura juaj do të thithë parfumin me çka edhe do të zgjasë më shumë.

Këto janë mënyrat më të mira që parfumi juaj do të zgjasë më shumë.
Ushqeje lëkurën tënde duke hidratuar lëkurën, sepse në lëkurë të thatë parfumi do të zgjasë më pak.
Fërkimi thyen aromën e parfumit dhe kohëzgjatja e saj do të jetë shumë më e shkurtër. Thjesht aplikoni parfum dhe lejoni atë të thahet pa fërkim.
Doni që parfumi juaj te zgjasë më gjatë duhet të aplikoni atë në pikat ku e ndjeni pulsin. Gjoksi dhe pëllëmba janë vendet e duhura .
Kur kërkoni parfum, zgjedheni një lloj i cili është më i fortë. Pishat, tachouli, vanilje dhe myshku janë të njohur për kohëzgjatjen e tyre.
Nëse me të vërtetë dëshironi që parfumi juaj të zgjasë më shumë, provo të lyesh furçën me parfum. Parfumi ka kohëzgjatje të mirë në flokë sepse flokët e mbajnë erën e parfumit më gjatë se lëkura.
Nëse keni një parfum të fortë atëherë produktet tjera zgjidhni me aromë neutral që nuk i bëjnë njerëzit të biejnë pa ndjenja kur gjenden afër jush.