Lajmet e fundit

Përpara se juve të ju duket diçka e sikletshme, nëse nuk arrini ta ndaloni, thjeshtë mendoni që sikleti juaj do vazhdojë vetëm pak dhe pas disa kohësh do shihni ndryshimin e duhur.
Pra, sa shpesh duhet të lani floket? Çdo ditë?
Dermatologët dhe stilistet bien dakord që nuk është përherë e arsyshme që flokët të lahen çdo ditë.
''Floku është një fiber'', thotë Paradi Mirmirani, dermatolog dhe specialist për flokët.
''Mendoni një fiber të leshtë, sa më shumë ta lani aq me keq do ta shikoni atë'', thotë ai, nuk keni pse të lani flokun tuaj çdo ditë.
Floku juaj do të jetë më i trashë, me elastik dhe më i zhvilluar nëse nuk e lani kaq shpesh.
Kjo ndodh sepse vajrat nga skalpi i kokës suaj nuk udhëtojnë poshtë dhe nuk do duan të takohen me shampon nese ju i lani, në të kundërt flokët tuaj do jenë të thatë.
Njerëzit mendojnë se do të duken të pistë, apo flokët do kenë aromë të keqe, ndaj lahen edhe më shumë se një herë gjatë një dite, por kjo është shumë.
Flokët mund të lahen përditë sepse ato mbartin aromë, por njerëzit mund të përdorin shampo me elemente me të lehta.
Shampot me emër 'Shampon ditor' janë shamponë që përmbajnë detergjentë të lehta në përbërjen e tyre.
Ka 5 ose 6 lloje të ndryshme detergjentësh, ku ju merrni një përzierje të ndryshme nga secila prej tyre. Një kyç si zgjidhje e këtij problemi është që secila shampo duhet të përdorët sipas llojit të flokut qe keni.
Megjithatë pudra nuk është se duhet ta zëvëndësojmë gjithnjë me shampot.
Por ka dhe shumë femra që e lajnë shumë rrallë flokun e tyre.
Edhe pse larja dallon nga tipi i flokëve, larja e përditshme është një gabim shumë i madh. Kjo mund të çojë deri në irritimin e lëkurës së kokës, paraqitjes së zbokthit dhe problemeve të tjera.
Arsyeja pse flokët bëhet të papastra janë gjëndrat dhjamore të cilat prodhojnë një lëndë që ndalon tharjen e lëkurës dhe flokut.
Për personat me flokë të dendura dhe kaçurrele do të ishte mirë që t’i lanin flokët dy herë në javë me shampo hidratuese dhe regjeneruese, pasi flokët e tyre nuk janë të yndyrshme dhe nuk ka nevojë të lahen më shpesh.