Lajmet e fundit

Të jesh e bukur dhe tërheqëse është ëndërr e çdo vajze, por a keni menduar ndonjëherë sa e lehtë është kjo punë?
E gjithë ajo që ju duhet të bëni është t’i siguroni një buzëqeshje fytyrës tuaj dhe të keni 10 minuta kohë në dispozicion.
Në vijim keni disa nga këshillat se si të dukeni tërheqëse brenda pak minutave:
Buzët- Pa marrë parasysh formën që keni, buzët janë pjesa më tërheqëse e fytyrës, për t’i dhënë atyre një pamje të bukur dhe shumë atraktive, përdorni një buzëkuq ngjyrë të kuqe të freskët, që shton bukurinë.
Sytë- Mos harroni që për të arritur të keni një pamje të mrekullueshme, duhet që sytë tuaj të jenë “vrasës”.Për një grim të shpejt të syve, gjithmonë zgjidhni të zezën, sepse merr më pak kohë dhe gjithmonë sytë duken magjepsës.
Vetullat- Mos anashkaloni rregullimin e vetullave asnjëherë, ato duken shumë më bukur kur janë të rregulluara dhe po ashtu i shtojnë bukurinë syve. Hijezimi i linjave të fytyrës me ngjyrat që preferoni, ka një rëndësi të papërshkrueshme, ajo bën fytyrën tuaj të duket më simetrike.
Flokët- Thënë të drejtën, kapja e flokëve e rastësishme, të shumtën e rasteve duket shumë më ‘hot’ se sa përkushtimi i madh për krehje. Andaj, një kapje e flokëve me një model të çrregullt do të ishte e preferuar në këtë rast.
Duart- Kur t’i keni bërë të gjithë hapat e mësipërm, mos harroni t’ia hidhni një vështrim duarve tuaja, ku në këtë rast rekomandoheni të aplikoni ngjyrën e kuqe mbi thonjtë tuaj.
Vishni Taka dhe në fund të cilat ju ofrojnë komoditet në ecje. Trupi juaj është shumë më atraktiv në taka.