Kompania ajrore me kosto të ulët ”EasyJet” njoftoi sot se kishte regjistruar një rekord të ri me rreth 90 milionë pasagjerë në një vit, një rritje prej 10% në raport me vitin e kaluar.
Kompania britanike ka transportuar 88,5 milionë udhëtarë midis periudhës tetor 2017 dhe fundit të shtatorit 2018, me 92,9% të kapacitetit të kompletimit të vendeve në avionët e saj.
Fitimi neto u rrit në të njëjtën kohë me 17%, në 358 milionë stërlina (400 milionë euro), shkruan The Drive, përcjellë Klan Kosova
Një formë e suksesit të kompanisë ishte prioriteti që iu dha ofrimit të shërbimit në aeroportet që ndodhen më afër qendrave të mëdha urbane.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.