02.12.2018 · përditësuar para 2799 dite1 min lexim
Ka përfunduar ndeshja e shumëpritur midis Dritës dhe Prishtinës, ku kjo e fundit përfundoj lojën me dy gola epërsi.
Pavarësisht lojës së mirë të Dritës, skuadra gjilanase nuk arriti ta barazojë rezultatin, njofton Klan Kosova.
Në minutën e 57’ futbollisti Meriton Korenica arriti të shënoi golin e parë. Ndërsa golin e dytë e ka shënuar Basit Khalid në minutat shtesë.
Në krye të tabelës Prishtina tani ka 40 pikë, kurse Drita në vendin e gjashtë ka 23 pikë.
Loja është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.