Lajmet e fundit

Milan dhe Juventus kanë arritur marrëveshje për një mega-shkëmbim, përfshirë Bonuccin, Caldara dhe Higuain, shkruan calciomercato, përcjellë Klan Kosova.
Marrëveshja tashmë është e kryer dhe pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet gjithçka.
Higuain dhe Caldara do t’i bashkohen Milanit, ndërsa Bonucci do të kthehet përsëri te Zonja e Vjetër.
Bonucci është dhënë në shkëmbim të Caldaras, pasi që të dy kushtonin nga 36 milionë euro, ndërsa Higuain kalon te Bardhezinjtë për 18 milionë euro me kontratë njëvjeçare, me të drejtë blerjeje verën e ardhshme.
Të tre lojtarët pritet t’i kryejnë tekstet mjekësore të enjten.