Lajmet e fundit

Gerhard Haderer është artist i njohur austriak që e filloi karrierën si ilustrues për agjencitë e reklamave.
Më 1985 kur u lodh së bëri projekte komerciale, Haderer vendosi të përkushtohej në ilustrimin satirik.
Për më shumë se 30 vjet ai ka vizatuar mijëra karikatura të sinqerta. Në vitin 2005 u dënua me gjashtë muaj burgim për blasfemi pasi e shkroi librin e tij The Life of Jeus.
Por kjo nuk e ndaloi Haderer që të vazhdonte me kreativitetin e tij. Përkundrazi, artisti 67-vjeçar vazhdoi të vizatonte rreth botës moderne me gjithë sinqeritetin dhe pa u frikësuar.
Ai po ashtu vazhdon të tërheqë vëmendje ndaj çështjeve akute politike dhe sociale në librin mujor komik MOFF, i cili publikohet nga Scherz&Schund Fabric.
Ne për ju i kemi përzgjedhur disa prej punimeve të tij më të fuqishme.















