Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qëndruar sot para Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, përkrah familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor.
Ai ka publikuar fotografi nga vendngjarja dhe ka dhënë një mesazh të fortë mbështetjeje për luftën çlirimtare të UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.
“Ndodhem para Dhomave të Specializuara në Hagë, përkrah familjarëve të shokëve tanë. E vërteta e luftës çlirimtare të UÇK-së nuk matet në sallë gjyqi, por në sakrificën e kombit tonë”, ka shkruar Hoxhaj.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.