Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka pasur kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Hoxhaj në DPT te Fidani në Klan Kosova u shpreh se Kurti nuk ka qenë i interesuar t'i ofrojë vendit stabilitet politik dhe ta zgjedh Presidentit.
Sipas tij, cak i liderit të LVV-së është marrja 100% e pushtetit.
"Pikërisht kjo çka ka ndodhur vitin e kaluar dhe tash është e njëjta. Se vitin e kaluar nëse dikush i ka pasur 48 deputetë dhe ju ka thënë qytetarëve "Ju rritë ndera", nuk më vyn i ktheu mbrapa, më vyn 57 deputetë, i mori 57 deputet, tash përsëri po thotë s'pom vyn. Kjo flet jo për kapje por për superkapje të shtetit", deklaroi Hoxhaj në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=f3IFE4DH47M
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.