03.04.2023 · përditësuar para 1191 dite1 min lexim
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për procesin gjyqësor që ka nisur ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ai, për Klankosova.tv, ka thënë se është i sigurt që ish-komandantët do të dalin fitimtarë nga ky proces.
“Kjo është një ditë shumë e rëndë dhe e vështirë për çdo qytetar të Kosovës dhe për çdo shqiptar në Ballkan. Edhe për anëtarët e PDK-së, për pjesëtarët e UÇK-së, edhe një ditë plotë dhimbje me që krerët e UÇK-së po përballen me një proces gjyqësor, dhe vetëm prania e tyre atje është e padrejtë”.
“Ne jemi të sigurt që kjo padrejtësi do të zëvendësohet me një drejtësi, me që do të dalin fitimtarë dhe faqebardhë nga një proces i tillë. Jam i sigurt se kjo është beteja e tyre e fundit në raport me Kosovën. Do ta vulosin edhe një herë me pafajësinë e tyre në një proces që po mbahet në Hagë”, ka thënë Hoxhaj.
https://www.youtube.com/watch?v=3V98X2UDh-w
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.