Lajmet e fundit

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka mirëpritur rezultatin zgjedhor në Gjermani.
Hoxhaj e quajti këtë një lajm të mirë për Kosovën dhe Evropën.
Projektsionet atje tregojnë se fituese e zgjedhjeve do të partia e qendrës së djathtë, CDU.
Kjo parti më parë drejtohej nga Angela Merkel, ai ka postuar një fotografi me ish-kancelaren gjermane.
“Fitorja e CDU/CSU në Gjermani ?? është një lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën”, ka shkruar Hoxhaj.
Kancelari i ardhshëm gjerman pritet të jetë Friedrich Merz.