Sulmuesi anësor i Shqipërisë, Arbër Hoxha, është ndarë i kënaqur me performancën ndaj Anglisë pavarësisht humbjes 0-2 në “Air Albania” në kualifikimet për Kupën e Botës.
Sidoqoftë, Hoxha që humbi rastin më të mirë për Kuqezinjtë, tha se dhemb pikërisht mosrealizimi i rasteve.
“Besoj se jo vetëm unë, por edhe gjithë çunat bëmë një performancë shumë të mirë”, ka deklaruar Hoxha për Klan Kosovën dhe Artmotion.
“Mendoj se e nisëm lojën shumë mirë dhe nuk i dhamë mundësi Anglisë të na rrezikojë shumë”.
“Por, nuk arritëm të shënojmë gol, ky është ai momenti që na dhemb të gjithëve, sepse kishim raste për të shënuar”.
“Deri në atë moment Harry Kane nuk u pa fare në fushë. Nuk kishin raste as Harry Kane, as ndonjë lojtar tjetër i Anglisë”.
“Por ky është kualiteti dhe kalibri i lartë i një futbollisti, një mundësi, një gol”.
“Megjithatë, besoj se bëmë një ndeshje të mirë. Të gjithë çunat duhet ta harrojmë këtë ndeshje, fokusi ynë tani është marsi, për Playoff-in.”
https://www.youtube.com/watch?v=nDuEtTsgMdE
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.