Drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, Musa Hoxha, vlerëson se përkundër rritjes së numrit të rasteve me të infektuar me COVID-19, situata në institucione shëndetësore, ku ai punon, vazhdon të jetë stabile dhe se mund të thuhet që këto ditë nuk po korrespondon numri i të infektuarve me numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe se po ashtu është i vogël numri i atyre që kanë nevojë për hospitalizim.
Ai po ashtu sqaroi se tani janë më të përgatitur se në fillim të kësaj pandemie, si dhe që janë duke u marrë të gjitha masat adekuate për rritjen eventuale të pacientëve të infektuar.
Për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Hoxha bëri të ditur se nëse vazhdon ky trend dhe numër aq i lartë i të infektuarve në vendin tonë, duhet të mendohet që të ndërmerren masa.
“Mendojmë se ndoshta në ditët e ardhshme ndoshta do të mendojmë për ndonjë masë në ambiente të mbyllura, si p.sh. bartja e maskave ose çështja e distancës. Duhet ta përcjellim situatën dhe ta shohim se si do të jetë ky numër dhe se si do të jetë nevoja për konsulta mjekësore dhe hospitalizime. Megjithatë, ashpërsia e virusit tani është më e ulët sa u përket simptomave klinike”, deklaroi Hoxha.
https://www.youtube.com/watch?v=JsaCilRjvQs
https://www.youtube.com/watch?v=P7onL5jgUBU
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.