Prokurori Matthew Howling, është duke dhënë deklaratat përfundimtare në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Në fjalën e tij, prokurori ka pretenduar se ish-krerët e UÇK-së kishin për qëllim të gënjenin ndërkombëtarët, ndërsa për ish-presidentin Hashim Thaçin deklaroi, se sipas tij, ka kërcënuar me vrasje, transmeton Klankosova.tv.
“Në rolet që kishin, ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e përbashkët kriminal, të koordinonin veprimet e tyre dhe mohuan veprat penale në mënyrë që t’i gënjenin ndërkombëtarët”.
“Thaçi u ka bërë mohim krimeve. Ai gënjeu Abrahams se [të ndaluarit] janë trajtuar në mënyrë të rregullt”, tha Howling.
Pos tjerash, ai tha se të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shtabin e UÇK-së.
Ndërsa ai pretendoi se Thaçi në kohën e luftës ,askete të vërtetën.
“Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarët e tjerë, është se Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet, dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtetë sesi funksiononte UÇK-ja. Veçanërisht Robin dhe Clark, treguan se nuk kishin kurrfarë interesi për të kuptuar çfarë po ndodhte në realitet”, tha ai.
Nga ana tjetër, gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku ka treguar një huqje të vet kryeprokurores në lidhje me dëshmitarët e thirrur nga ish-presidenti Hashim Thaçit.
Madje, ajo shpjegoi se si West ka deklaruar se ushtarakët e diplomatët që dëshmuan në mbrojtje të Thaçit, s’kanë qenë në dijeni për të bëmat, siç pretendon zyra e saj, por qëllimi i tyre ishte pushteti, transmeton Klankosova.tv
“Mirëpo, West, në fjalën e saj prej 15 minutash preh 8 orë sa ka kërkuar ZPS, e ka huqur pak mënyrën se si kanë folur, dëshmitarët e mbrojtjes, e thirrur nga Hashim Thaçi. West e ka zhvendosur vëmendjen dhe ka thënë që dëshmitarët të thirrur nga Hashim Thaçi, nuk kanë qenë në dijeni të të bëmave të UÇK-së. Ndërkaq, për këtë arsye, ajo thotë se në vitin ’98 dhe ’99, UÇK nuk ka pasur qëllim për ta shliruar popullin shqiptar nga gjenocidi serb, por krerët i akuzon se kanë pasur qëllim për të fituar dhe për ta shtrirë pushtetin pas luftës dhe deri te shpallja e Pavarësisë. Për secilin ka kërkuar, nga 45 vjet burgim.”
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.