Lajmet e fundit

Menaxheri i Bournemouth, Eddie Howe ka thënë se prej kur në radhët e tyre ka kaluar Jack Wilshere ata janë transformuar si ekip.
Mesfushori anglez ka bërë tetë paraqitje në Premier League me klubin e ri, pasi u huazua nga Arsenal.
“Cilësia e tij me topin, aftësia e tij teknike e ka ndryshuar tërësisht klubin”.
“Mendoj se ai arrin gjithçka që do”, ka thënë Howe.
Ai ka shtuar se kur rikthehesh pas dy viteve vuajtje nga lëndimet, atëherë është e vështirë që të jesh në nivelin më të lartë, por ka shtuar se Wilshere po përparon çdo ditë.