Lajmet e fundit
Skuadra nga Liverpooli është mposhtur në vetëm një nga gjashtë ndeshjet e para të Premier Ligës këtë sezon dhe gardiani beson se kjo është ndër skuadrat më të mira me të cilat ka luajtur në Goodison Park.

Tim Howard e ka quajtur skuadrën e Evertonit si një nga më të mirat me të cilat ka punuar.
Gardiani i SHBA-së është në sezonin e tij të dhjetë në Goodison Park, pasi së pari kaloi si huazim nga Manchester Unitedi në vitin 2006.
36 vjeçari që ka qenë njeriu kryesor i portës edhe sa trajner ishte David Moyes beson se Evertoni i sotëm është më i mirë që ka parë.
“Ne kemi skuadër shumë të fortë, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje”.
“Kjo më bën që të ndihem mirë si portier pasi nuk rrezikohesh shumë”.
“Djemtë po luajnë shkëlqyeshëm dhe kolektiviteti është në mbrojtje është i pashoq, prandaj shpresoj të ecim kështu”.
Evertoni renditet i gjashti në Premier Ligë, me vetëm një ndeshje të humbur nga gjashtë sa ka luajtur.