Lajmet e fundit

Pajisjet argëtuese, të ashtuquajtura 'Hoverboards' po dërgojnë mijëra fëmijë në spitale.
Kështu thekson një raport i ri, ndërsa shton se Lodra, e cila mund të kushtojë më së paku 90 euro, është rritur në popullaritet që kur u shpik pesë vjet më pare, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, pajisjet, të cilat janë përdorur nga ylli kanadez Justin Bieber, kanë fituar famë duke u vërshuar nga përdorimi
Por shkencëtarët kanë zbuluar tani se shumica e lëndimeve të shkaktuara nga hoverboards janë nga thyerje dhe shtrembërime - jo djegie.
Ekspertët në Qendrën Mjekësore Weill Cornell, Nju Jork, vlerësuan se 25,000 fëmijë u lënduan duke u rrëzuar nga lodra vetëm gjatë 2015 dhe 2016.
Mjekët tani po bëjnë thirrje që prindërit të ndalojnë fëmijët e tyre nga përdorimi i këtyre pajisjeve por sipas tyre dhe nëse ata bëjnë duhet paralajmëruar për të veshur helmetat dhe mbrojtëset thelbësore.
"Hoverboards kanë një qendër shumë të ulët të gravitetit, duke rritur rrezikun e rrëzimit dhe rënies’’ ka thënë Dr Robert Glatter, një mjek i emergjencës në Spitalin Lenox Hill në Nju Jork.