Lajmet e fundit

Houthit e lidhur me Iranin thanë se kishin shënjestruar një anije britanike dhe një numër fregatash amerikane në Detin e Kuq, ndërsa në Detin Arabik dhe Oqeanin Indian kishin sulmuar dy anije izraelite që shkonin në portet izraelite.
Yahya Saree, zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, tha në një deklaratë televizive se operacionet u zhvilluan "gjatë 72 orëve të fundit". Ai nuk dha detaje të mëtejshme për sulmet, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv.
Më herët, firma britanike e sigurisë Ambrey tha se kishte marrë informacione që tregonin se një anije u sulmua të dielën në Gjirin e Adenit rreth 102 milje detare në jugperëndim të Mukalla në Jemen.
“Anijet në afërsi u këshilluan të bënin kujdes dhe të raportonin çdo aktivitet të dyshimtë,” tha firma.