Lajmet e fundit
Ish-shefi i Reds ka kritikuar politikat e klubit që çuan në largimin e Luis Suarezit dhe nënshkrimin me Rickie Lambert dhe Mario Balotelli.

Gerard Houllier e ka përkrahur Jurgen Kloppin dhe punën që gjermani po bën, por ndjen se klubi duhet të ndërrojë strategjinë e transferimeve.
Klopp pasoi Brendan Rodgersin në krye të pankinës në Anfield Road, ndërsa ka parë t’i rritet presioni pas dy barazimeve me radhë në dy ndeshjet e fundit.
“E ardhmja do të tregojë, por unë besoj tek Jurgeni”.
“E njoh dhe mendoj që pasioni i tij është i njëjtë me atë të fansave të skuadrës”.
“Ai është ende i ri, trajner energjik. Ai e di çka do dhe nuk ka vetëm vizion, por edhe filozofi”.
“Mendoj që do ta duan fansat dhe lojtarët”.