Lajmet e fundit

Regjisori i cili e ka fituar "Palmën e Artë" për regjinë më të mirë, është Jacques Audiard për filmin francez "Dheepan".
Ndërsa, çmimin "Palma e Artë", për regjinë më të mirë, këtë vit e ka fituar Hou Hsiao-hsien me filmin "The Assassin".
Aktori më i mirë këtë vit u shpall Vincent Lindon, për rolin e tij në filmin “La Loi du Marche”.
Çmimi i jurisë iu nda Yorgos Lanthimos për filmin “The Lobster”, transmeton Klan Kosova.
Kurse aktorja më e mirë u shpall Rooney Mara, për rolin e saj në Carol dhe Emmanuelle Bercot për rolin në filmin Mon Roi.
Skenari më i mirë ishte ai i Michel Franco për filmin "Chronic".
Për kamerën më të mirë u shpërblye regjisori Cesar Augusto Acevedo për filmin, La Tierra y la Sombra.
Kategoria e parë në të cilën u nda çmimi ishte për filmin e shkurtër më të mirë.
Në këtë kategori triumfoi filmi “Waves '98” i cili flet për jetën e një djaloshi të ri nga Bejruti dhe të gjitha sfidat e tij.
Të gjithë trailerët fitues mund t'i shihni në shkrimin që Klan Kosova e ka publikuar dje (KËTU) .
klankosova.tv