Lajmet e fundit
Zëvendësministri Hoti, vizitoi muzeun Mevlana, Qarshinë e Konyas e cila ngjason shumë me Qarshinë e Gjakovës dhe Pejës, Objektin e Valiut ku ka qeverisur Ferit Pasha, Rrafshnaltën Alaaddin, kryeqendrën e mbretërisë së Selçukve, Xhaminë Alaaddin dhe disa xhami tjera, fshatin Sile i cili ka histori mbi 5000 vjeçare me një shtresim te pasur kulturor, si dhe disa manastire romake-bizantine

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Turqi, është takuar me studentë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, duke iu referuar bursave të tyre të fituara për ndjekje të studimeve në drejtime të ndryshme në Turqi.
Rexhep Hoti, tha se këta studentë janë shembulli më i mirë i të rinjëve të cilët i shërbejnë të ardhmes së vendit si një kuadër i gatshëm për treg të punës, njofton Klan Kosova.
Gjatë këtyre takimeve, zëvëndësministri Hoti, së bashku me disa studentë vizituan edhe qytetin e Konyas si dhe disa lokalitete të trashëgimisë kulturore.
Në Konya kanë jetuar disa nga personalitetet e çmuara shqiptare të historisë si Ferit Pasha, njëri prej kryeministrave të fundit shqiptar të Perandorisë Osmane si dhe poeti Ali Asllani.
Zëvendësministri Hoti, vizitoi muzeun Mevlana, Qarshinë e Konyas e cila ngjason shumë me Qarshinë e Gjakovës dhe Pejës, Objektin e Valiut ku ka qeverisur Ferit Pasha, Rrafshnaltën Alaaddin, kryeqendrën e mbretërisë së Selçukve, Xhaminë Alaaddin dhe disa xhami tjera, fshatin Sile i cili ka histori mbi 5000 vjeçare me një shtresim te pasur kulturor, si dhe disa manastire romake-bizantine, njofton Klan Kosova.