Enver Hoti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i cili garon për kryetar të Komunës së Malishevës prezantoi sonte programin e subjektit që përfaqëson, për udhëheqjen me këtë komunë.
I ftuar sonte në Edicionin Special, ai tha se komuna do të udhëhiqet nga njerëz profesional, si dhe do të bëhet planifikim buxhetor, transmeton klankosova.tv.
Hoti premtoi se me të në krye të Malishevës do të zgjidhet problemi me ujin e pijshëm si dhe energjinë elektrike.
“Do të bëhet përpjekje që të ruhen dhe të sigurohen hapëisra publike, poashtu bujqësia do të ketë rol të veçantë, ashtu si edhe rinia”, tha Hoti.
Sa i përket shëndetësisë, Hoti tha se duhet të shtohen kapacitetet mbështetëse, sidomos në furnizim me barna.
Kurse, sa u përket kundërkanidatëve, Hoti tha se edhe programet e tyre janë të realizueshme, sepse sipas tij janë të studiuara.
/Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=0b2lWwNBmCw
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.