Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm për të siguruar vaksinën kundër COVID-19.
Hoti në Rubikon në Klan Kosova nuk dha datë të saktë veçse tha se Kosova do të merr vaksinat njësoj si vendet e rajonit.
“Jemi duke punuar shumë në këtë drejtim, jemi pjesë e marrëveshjeve prej ku do të furnizohemi me 20% të vaksinës po punojmë me Komisionin Evropian për të siguruar ato”.
“Nuk mund të jap datë pasi do të ishte jo korrekte nga ana ime”.
“Për sasi që barten nëpër çanta dorë nuk është furnizim me vaksina, furnizim është kur të vjen sasi e madhe dhe do te vaksinohet shumë qytetarë”.
Ne vaksinën do ta marrim në raport me vendet e rajonit. Presim që së shpejti të marrim një sasi simbolike të caktuar që të vaksinojmë mjekët, të sëmurët kronikë, kategoritë më të rrezikuara”.
“Ka marsi prilli besoj se do të mund të fillojë vaksinimi në masë”, tha Hoti.
Hoti mes tjerash deklaroi se kanë zhvilluar komunikime direkt edhe me kompaninë Pfizer.
“Kemi zhvillu komunikimi direkt me kompaninë Pfizer që të blejmë direkt vaksina nga ta – komunikimet vazhdojnë”
Kryeministri në detyrë ka folur edhe për vaksinat që erdhën nga Serbia në veri të vendit.
“Ne kemi një marrëveshje të Brukselit që na lejon të kemi një komunikim formal dhe zyrtar nëpërmjet zyrave ndërlidhëse. Po të ishte serioze Serbia dhe presidenti do të përdornin rrugët legale për vaksinë dhe askush nuk do t’ua ndalonte këtë gjë”.
“Nuk ka logjikë as shtetrore as humane që të lejohet ndalimi i vaksinave për vaksinimin e një pakice të caktuar”, tha Hoti.
“Kanë hyrë në mënyrë puro ilegale dhe për këtë kemi raportuar edhe në Bruksel që të diskutojnë me Serbinë për këtë çështje”.
“Ne kemi ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe organet e ligjit janë duke hetuar rrugët që kanë hyrë këto vaksina”, është shprehur Hoti.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.